Website-i i Sekretariatit të Presidentes së Koresë së Jugut sot ishte i padisponueshëm për përdoruesit si rezultat i një sulmi të hakerave, sipas supozimeve të Seulit.

Menjëherë pas aktit të sabotimit nga hakerat në faqen e Internetit u shfaq mbishkrimi me të kuqe "Lideri i madh Kim Jong-Yun", njoftoi administrata presidenciale.

Përveç kësaj, në website pranë portretit të Park Geun-Hey u shfaq mesazhi: "Ne jemi Anonymous. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni". Mbetet e paqartë nëse në këtë sulm kibernetik ka gisht Koreja e Veriut apo grupi Anonymous.