Emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani, në trensmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror abdikoi nga froni në favor të Princit trashëgimtar - birit të tij - 33-vjeçarit sheikut Tamim bin Hamad Al Thani.

Emiri i ri të mërkurën dhe të enjten do të presë shtetasit e vendit, të cilët do të mund të betohen për besnikëri ndaj tij.