Në qendër të Moskës një taksi që kaloi kryqëzimin me dritë të kuqe, u përplas me mikrobusin, me të cilin po udhëtonte Gerard Depardieu së bashku me anëtarët e grupit të xhirimit të filmit të ri. Aksidenti ka ndodhur më 23 qershor, por ai u bë i ditur vetëm tani.

6 persona që ndodheshin në mikrobus pësuan djegie, por refuzuan shtrimin në spital.