Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në kuadër të Samitit të Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit, i cili do të mbahet në Moskë në 1-2 qershor do të takohet me presidentët e Venezuelës, Iranit, Bolivisë dhe kryeministrit të Libisë, njoftoi për gazetarët ndihmësi i Kreut të shtetit rus, Juri Ushakov.

Samiti i gazit do të përbëhet nga dy pjesë: dita e parë - mbledhja e forumit, dita e dytë do t’i përkushtohet zhvillimit të takimeve dypalëshe.