Rusia vazhdon të rritë vëllimin e furnizimeve të saj të armëve dhe teknikës ushtarake jashtë vendit, deklaroi Presidenti i vendit Vladimir Putin ditën e hënë në takimin e Komisionit për çështjet e bashkëpunimit ushtarako-teknik të Rusisë me vendet e huaja.

"Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vëllimi i eksporteve të armëve dhe pajisjeve ushtarake është rritur me gati 15%", - tha Vladimir Putin duke vënë në dukje se "është e nevojshme të ruhet vrulli".

Ndër të tjerash, Kryetari i shtetit deklaroi se në këtë moment 9 mijë helikopterë rusë operojnë në më shumë se 100 vende të botës.

Sipas vlerësimit të Vladimir Putin, "helikopterët rusë me të vërtetë kanë fituar një reputacion të lartë, ata ua kalojnë shumicës së homologëve të huaj për nga aftësitë teknike dhe operacionale, besueshmëria dhe lehtësia e menaxhimit, ata fitojnë edhe në konkurrencën e çmimeve".