Avioni “Boeing 787 Dreamliner”, i cili udhëtonte nga qyteti amerikan Houston në Denver, për shkak të një defekti teknik në sistemin e frenave është kthyer në aeroportin e nisjes.

Avioni i kompanisë ajrore “United Airlines” u ul në mënyrë të sigurtë, asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.

“Boeing 787” ka bërë ulje emergjente 3 herë brenda një jave. Kështu, më 21 qershor avioni, i cili po fluturonte nga Londra për në Houston u ul në Newark për shkak të nivelit të ulët të karburantit. Ndërsa më 19 qershor shkaku i uljes së avionit që fluturonte nga SHBA-ja për në Tokio, ishin difektet teknike.