Në Muzeun e Mançesterit në Britaninë e Madhe një statujë e lashtë egjiptiane, e cila përshkruan një njeri me lartësi prej rreth 25 cm, e krijuar rreth viteve 1800 p.e.s, pa ndihmën e dikujt u rrotullua me 180 gradë.

Figura, e cila u gjet në një varr pranë me një mumje, lëvizi për 3 ditë. Lëvizjet e statujës i kanë regjistruar kamerat e vëzhguesve. Në këtë muze ajo ndodhet për gati 80 vjet dhe deri më tani nuk kishte lëvizuar asnjëherë në mënyrë të pavarur.

Disa studiues besojnë se lëvizja e statujës mund të shpjegohet vetëm me ndërhyrjen e përtejmë, të tjerët e shpjegojnë fenomenin me faktin se për shkak të hapave të vizitorëve të muzeut lind vibracioni, i cili shkakton rrotullimin e figurës.