Avioni i "Aeroflot" në bordin e të cilit Edward Snowden do të fluturojë për në Kubë, do të kalojë gjatë itinerarit të tij në zonën e përgjegjësisë së dispeçerave të New York-ut në afërsi të Newfoundland dhe Bregdetit Lindor të SHBA-së, duke kaluar pak kilometra nga New York-u.

Nuk përjashtohet rasti që dispeçerat e SHBA-së mund të marrin vendime jo standarde për shkak të faktit se autoritetet amerikane janë në kërkim të një mënyre, për ta kthyer Snowden në atdhe për ndjekje penale.