Çështja në lidhje me mbajtjen e konferencës mbi zgjidhjen paqësore në Siri "Gjenevë-2" dhe fati i kësaj iniciative janë në duart e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës, Walid Muallem.

"Ky shans mund të përdoret për ndalimin e dhunës dhe vendosjen e bashkëpunimit, megjithse delegacioni sirian do të udhëtojë në Gjenevë, jo për të transferuar pushtetin", - theksoi Ministri. Sipas fjalëve të tij, në Damask shohin si objektivin kryesor të konferencës krijimin e një qeverie koalicioni të gjerë me pjesëmarrjen e të gjitha shtresave të popullsisë.

Walid Muallem vuri në dukje gjithashtu se vendimi i Perëndimit mbi furnizimin e opozitës siriane me armë vetëm do të zgjasë gjakderdhjen.