Qyteti rus i Ekaterinburgut, i cili shtrihet në Urale, është një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e ekspozitës Expo 2020 (http://www.expo2020.ru/en) dhe vendi i zhvillimit të disa ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018.

Siç njoftoi “Zërin e Rusisë” Kreu i Ekaterinburgut Aleksandër Jakob, autoritetet vendore kanë ndërmend ta bëjnë Ekaterinburgun një qytet plotësisht dygjuhësh dhe brenda 4 viteve të dublojnë të gjitha shenjat konvencionale, emërtimet e rrugëve dhe stacioneve të transportit publik, si dhe të gjithë informacionin e rëndësishëm urban në gjuhën angleze për lehtësimin maksimal të turistëve të huaj.