Është njoftuar për startin e projektit - Agjencia e re e vlerësimit “Universal Credit Rating Group”. Themeluesit e saj janë kompania kineze “Dagong”, ajo amerikane “Egan-Jones” dhe Agjencia ruse “RusRating”.

Puna e veprimtarisë së kompanive nga 3 shtete të ndryshme do të fillojë që të martë, më 25 qershor. Selia e kompanisë do të vendoset në Hong Kong. Drejtori ekzekutiv do të jetë Kreu i Agjencisë ruse “RusRating”, Richard Hainsworth. Sipas fjalëve të tij, “Universal Credit Rating Group” synon të zhvillohet në mënyrë aktive dhe të zhvendosë "Treshen e madhe" të agjencive të vlerësimit - “Standard & Poor’s”, “Moody’s” dhe “Fitch”.