Amerikani i famshëm që praktikon ecjen mbi litarin e tendosur kaloi një nga kanionet më të thellë në botë - Grand Canyon në Shtetet e Bashkuara, duke ecur mbi litarin e tendosur në një lartësi mbi 450 metra. Për të kryer rrugën vdekjeprurëse atij iu deshën rreth 23 minuta. Ndërkohë që duhet theksuar se i apasionuari pas sporteve ekstreme nuk përdori asnjë pajisje mbrojtëse. Për përgatitjen e realizimit të kësaj ecjeje mbi litar atij i janë dashur rreth 4 vjet.

Wallenda disa herë është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness: në vitin 2008 ai përshkoi një distancë prej 45 m me një biçikletë mbi një litar në një lartësi prej rreth 40 m. Vitin e kaluar Wallenda kaloi Ujvarën e Niagarës mbi një litar të tendosur në një lartësi prej mbi 50 m.