Një rritje e përmbajtjes së tritiumit radioaktiv (izotop i hidrogjenit super i rëndë) është regjistruar në ujin e detit në afërsi të centralit bërthamor japonez, që pësoi aksident "Fukushima", njoftoi kompania operatore e elektrostacionit atomik.

Likujduesit e pasojave të aksidentit në "Fukushima-1" nuk përjashtojnë mundësinë e rrjedhjes së ujit radioaktiv nga territori i stacionit në oqean. Mostrat e ujit janë marrë 25 m larg nga bregu.

Që nga marsi i vitit 2013 në territorin e stacionit ka pasur më shumë se 360 mijë ton ujë me shkallë të ndryshme të substancave radioaktive.