Më shumë se 60 shkencëtarë bullgarë, avokatë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nënshkruan të dielën një deklaratë kundër sundimit "të të pasurve" në sfondin e protestave antiqeveritare, të cilat vazhdojnë që prej 10 ditësh në vend.

Deklarata bën thirrje për dhënien fund të sundimit të të pasurve dhe rivendosjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit, për krijimin e një grupi ekspertësh për ndryshimin e kodit zgjedhor të vendit me qëllim rritjen e përfaqësimit të institucioneve politike, si dhe rishikimin e legjislacionit ekzistues me synim bllokimin e aksesit të oligarkisë në fondet buxhetore, si dhe marrjen e masave të tjera.