"Pikësynimet e deklaruara në Doha dhe të zbatuara tashmë në praktikë lidhur me ofrimin e mbështetjes së pakufizuar ushtarake për opozitën në Republikën Arabe të Sirisë bien krejtësisht në kundërshtim me objektivat e një zgjidhjeje të shpejtë politike të konfliktit", - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

"Armatimet shtesë për opozitën siriane mund të çojnë vetëm në një zgjidhje ushtarake të konfliktit çka do të ishte shkatërruese për vendin", - thuhet në dokumentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.

Të shtunën në takimin e grupit të "Miqve të Sirisë" në Katar u mor vendimi për ofrimin e ndihmës urgjente opozitës siriane.