Në sallonin ndërkombëtar të aviacionit në Le Bourget prodhuesit e avionëve nënshkruan kontrata për një shumë totale rekord prej 180 miliardë euro.

Gjithsej kompanitë kryesore prodhuese të avionëve në botë kanë marrë porosi për më shumë se 1.500 avionë. Kampionë të padiskutueshëm rezultuan të ishin koncerni europian “Airbus” dhe koncerni amerikan “Boeing”. Një sukses gjithashtu të dukshëm arritën kompania braziliane “Embraer” dhe ajo franko-italiane ATR.

Prodhuesit rusë të avionëve gjithashtu morën porosi të mëdha për avionët "Sukhoi Superjet-100" dhe MS-21.