Gjendja shëndetsore e krijuesit të automatikut legjendar 93-vjeçarit Mihaill Kallashnikov, i cili u transportua të dielën në mbrëmje nga Izhevsk me një aeroplan special të Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme në Moskë në Spitalin Qendror Ushtarak Klinik që mban emrin e Mandrika, është stabilizuar, por mbetet e rëndë.

Djali i Kallashnikovit Viktor tha se ka komunikuar me telefon me të atin, i cili "ndihet mirë". Sipas fjalëve të tij shtrimi në spital ka të bëjë me kontrollin mjekësor të planifikuar të radhës.