0Shkencëtarët planifikojnë të rritin organet njerëzore në organizmat e kafshëve. Më pas, ato mund të transplantohen tek njerëzit, të cilët kanë nevojë.

Votimi për këtë projekt është planifikuar të mbahet në korrik. Nëse ministrat do ta mbështesin iniciativën, atëherë do të duhet të bëhen ndryshime në ligjin që vepron në Japoni që nga viti 2001. Ai ndalon plotësisht klonimin e qenieve njerëzore, ndërkohë që për shkeljen e tij mund të jepet dënimi deri në dhjetë vjet burg. Eksperimentalisht shkencëtarët japonezë kanë rritur tashmë organet njerëzore brenda kafshëve.

Kjo është si më poshtë: në embrionin e kafshës vendosin qelizat staminale të njeriut. Më pas një embrion të tillë e implantojnë në trupin e kafshës së gjinisë femërore, e cila mbart dhe lind një pasardhës me organin e njeriut, të përshtatshëm për transplantim. Këtë vit esperimente të ngjashme janë kryer në derrat. Opinionet e mbrojtësve të kafshëve në lidhje me këto eksperimente janë ndarë. Për shembull, Presidentja e qendrës së mbrojtjes së të drejtave të kafshëve “Vita”, Irina Novozhillova, i ka dënuar fuqishëm këto eksperimente. Në të njëjtën kohë Drejtoresha e Fondit Ndërkombëtar për mirëqenien e kafshëve, Maria Voroncova vuri në dukje se ky është një përparim i vërtetë në mjekësi:

- Transplantimi i organeve, kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njeriut është një diçka e nevojshme. Fakti që shumë njerëz kanë shpëtuar më parë falë transplantimit të organeve, të marrë nga derrat është i vërtetë dhe shumë njerëz jetojnë me ta.

Duke pasur parasysh çështjet etike që lidhen në mënyrë të pashmangshme me zhvillime të tilla shkencore, studiuesit sugjerojnë të kufizohet rreptësisht numri i lejeve për kultivimin e organeve njerëzore në një mënyrë të tillë. Çdo aplikim do të shqyrtohet me kujdes dhe vetëm pas kësaj do të merret një vendim.