0Aeroporti Sheremetievo i Moskës u bë një strehë e përkohshme për ish-punonjësin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së, Edward Snowden. Atje ai mbërriti me një fluturim të linjës ajrore "Aeroflot" nga Hong Kongu, ku kaloi tre javët e fundit, duke i zbuluar shtypit botëror sekretet e zbulimit amerikan.

Në atdhe Edward Snowden akuzohet për tradhti shtetërore. Kështu që nuk është për t'u habitur që i arratisuri nuk synon të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pret të marrë strehim në Ekuador. Ky vend nuk është zgjedhur rastësisht: pikërisht Ekuadori ka rënë dakord t’i japë azil politik një tjetër heqësi maskash të famshëm - themeluesit të "Wikileaks", Julian Assange.

Ndërkohë, SHBA-ja ka kërkuar që Moska t’i dorëzojë atyre Edward Snowden. Por është e vërtetë se ata nuk kanë arsye formale të mjaftueshme për këtë. Vlen të shtohet se SHBA-ja kërkoi t'i dorëzonin e Edward Snowden edhe nga autoritetet e Hong Kongut. Megjithatë, ata jo vetëm që nuk e plotësuan këtë kërkesë, por i lejuan Edward Snowden edhe të largohet lirisht nga qyteti. Në një deklaratë zyrtare për këtë çështje thuhet se kërkesa në lidhje me ekstradimin e Edward Snowden ishte formuluar me gabime.

Sipas një sondazhi të kryer nga Radiokompania "Zëri i Rusisë", probabilitetit të dorëzimit të Edward Snowden në SHBA e gjithë bota pothuajse nuk i beson.

Anketimi është kryer në 17 gjuhë evropiane, duke përfshirë këtu edhe në gjuhën ruse, në kohën kur ish-agjenti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së ndodhej ende në Kinë. Rezultatet e studimit janë si më poshtë: pak më shumë se 25% e të anketuarve besojnë se dorëzimi i Edward Snowden do të zhgënjejë botën. 18% e tyre besojnë se një zhvillim i tillë i ngjarjeve do të ndikojë negativisht në imazhin e vendit, i cili do t'u dorëzojë autoriteteve amerikane të kërkuarin. Vetëm 15% besojnë se ekstradimi i Edward Snowden do të përforcojë pozitën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumica e të anketuarve - 41% - mendojnë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.