Komisioni Europian ka vendosur të akordojë 400 milionë euro shtesë këtë vit për ofrimin e ndihmës ekonomike dhe humanitare Sirisë dhe vendeve fqinje me të, thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar sot të Kryetarit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Catherine Ashton.

Kreu i Komisionit Europian theksoi se “BE”-ja mobilizon instrumentet e veta financiare, për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve".

Ndërkohë, shuma e përgjithshme e ndihmës së dhënë për Sirinë nga BE-ja është rritur në më shumë se 1,25 miliardë euro.