Ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden, po udhëton në mënyrë të sigurt për në Ekuador, deklaroi avokati i Julian Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Michael Ratner, në një regjistrim në video të postuar në faqen e Internetit Democracynow.org.

Më parë Ministri i Jashtëm i Ekuadorit ka refuzuar të japë informacion në lidhje me faktin se ku ndodhet aktualisht ish-agjenti i CIA-s.

Gjithashtu, Ministri i Jashtëm i Ekuadorit para shpalljes së vendimit për dhënien e azilit politik Edward Snowden deklaroi se "të drejtat e njeriut qëndronjnë mbi interesat e tjera".