Mandela vdiq nga një infeksion në mushkëri. Thonë se sëmundja e tij ka ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e tuberkulozit, nga i cili Mandela ka vuajtur gjatë dënimit 27-vjeçar me burgim në ishullin Robben pranë Kepit të Shpresës së Mirë. Nëse do të mblidhnim të gjitha afatet e burgimit të Mandelës, atëherë do të numëronim një shifër të barabartë me 31 vite burg.

Ai ishte Lideri i Kongresit Kombëtar Afrikan, udhëhoqi krahun e tij ushtarak. Nga viti 1964 filloi të vuante dënimin me burgim të përjetshëm për organizimin e përmbysjes së regjimit të Aparteidit në ishullin Robben. U lirua vetëm në vitin 1990. Në gjyq Mandela deklaroi se ai po gjykohej për përpjekjen e ndërtimit të një shoqërie demokratike në Afrikën e Jugut, ku të gjitha racat dhe kombet të mund të jetonin në paqe dhe harmoni. Ende nuk mund të thuhet se Afrika e Jugut e ka arritur tashmë këtë gjendje të përkryer sociale, por sidoqoftë punës me Aparteidin i është dhënë fund njëherë e përgjithmonë.

Në vitin 1993 Mandela u nderua me Çmimin Nobel për Paqen, ndërsa nga viti 1994 deri në vitin 1999 ka qenë President i Afrikës së Jugut.

Për një periudhë kohe Mandela udhëhoqi Lëvizjen e Mosbashkimit. Arsimimin e tij në lëmin e drejtësisë ai e ka kryer në burg, duke studiuar me korrespondencë në fakultetet juridike të disa universiteteve njëherësh. Ai ishtë anëtar nderi i 50 universiteteve të botës. Në shumë qytete ka monumente të ngritura në nder të tij. Emrin e Mandelës e mbajnë rrugë dhe sheshe, stadiume e shkolla. Ai rridhte nga një familje jo e zakonshme: Mandela ishte djali i madh i Kryetarit të fisit Tempu. Megjithatë, ky fakt nuk i jepte atij ndonjë privilegj të veçantë - privilegjet në Afrikën e Jugut i gëzonte vetëm pakica e bardhë e popullsisë.

Nuk mund të thuhet se e tërë popullsia e Republikës së Afrikës së Jugut mban zi për Mandelën. Shumë njerëz të bardhë e cilësonin atë dhe Kongresin Kombëtar Afrikan si një grup të zakonshëm terroristësh. Por për shumicën e popullsisë afroamerikane Nelson Mandela ishte pothuajse një Perëndi, një udhëzues, kod moral dhe njeriu që i çliroi ata nga prangat e skllavërisë.