Radiokompania “Zëri i Rusisë” mori pjesë në Forumin Global të Mediave që u mbajt në Bonn. Gjatë zhvillimit të Forumit, ndër të tjera, u vendos edhe një stendë me materiale audio-vizuale dhe të shtypura si dhe suvenire me logon e Radiokompanisë.

Në këtë stendë u promovuan gjithashtu edhe projektet ndërkombëtare të “Zërit të Rusisë”: prezantimi i serialit të animuar "Shpikësit" për audiencën e huaj dhe mbështetja informative e aplikimit të qytetit rus të Ekaterinburgut për pritjen e Ekspozitës Ndërkombëtare Expo 2020 (http://www.expo2020.ru/en), produkti informativ në lidhje me të cilin ngjalli interes të qenësishëm.