Ekspertët e UNESCO-s e përfshinë vullkanin Etna, i cili ndodhet në ishullin italian të Siçilisë, në listën e objekteve të Trashëgimisë Botërore.

Ky vendim u morr gjatë sesionit të 37-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që po mbahet këto ditë në kryeqytetin e Kamboxhias Phnom Penh.

Vullkani Etna vazhdon të mbetet aktiv që prej 2.700 vitesh, çka e bën atë veçanërisht të rëndësishëm për kërkimet shkencore në fushën e vullkanologjisë, gjeofizikës dhe disiplinave të tjera shkencore, theksuan ekspertët e UNESCO-s.