Një tërmet me magnitude 5.1 ballë ra në Toscana të Italisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik amerikan USGS.

Lëkundjet nëntokësore u regjistruan 2 kilometra larg komunës së Fivizzano-s dhe 11 kilometra nga qyteti i Aula. Vatra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10.3 kilometrash.

Nuk ka informacion për viktima apo dëme. Sipas njoftimeve të mediave italiane, lëkundjet u ndjenë në të gjithë veriun e Italisë - që nga Milano deri në Venecia.