Në kuadër të Forumit Global të Mediave, që sapo u mbyll në Bonn, pjesëmarrësit diskutuan temën "Biznesi dhe të Drejtat e Njeriut".

Përfaqësuesi i organizatës belge Coalition for Corporate Justice, Jerome Chapelier, theksoi se biznesi ushtron si ndikim pozitiv, ashtu edhe negativ mbi të drejtat e njeriut. Globalizimi ka krijuar boshllëqe në legjislacion dhe për t’i mbushur ato shtetet duhet të mbrojnë të drejtat e njeriut, korporatat duhet t'i respektojmë ato, ndërsa qytetarët duhet të kenë mundësi të mbrojnë në mënyrë efektive të drejtat e tyre në gjykatë.

Në procesin e globalizimit mediave u përcaktohet një rol i veçantë - të nxisin zgjidhje politike për garantimin e ndryshimeve pozitive.