Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën të premten si pasojë e një sulmi terrorist, të kryer nga një kamikaze, në një xhami shiite në qytetin pakistanez të Peshawar, njoftuan autoritetet lokale.

"Terroristi-kamikaze që po ecte më këmbë fillimisht hapi zjarr mbi rojet, të cilët ndodheshin jashtë xhamisë, ndërsa pastaj hyri në ndërtesë pak para fillimit të lutjes dhe hodhi veten në erë mu në mesin e besimtarëve", - thuhet në deklaratë.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm terrorist makabër.