Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake Ajrore të Nikaraguas, kolonel Manuel Lopez, dhe 9 ushtarakë të rangut të lartë humbën jetën në një aksident ajror që ndodhi një ditë më parë në afërsi të kryeqytetit të vendit Managua. Sipas të dhënave paraprake, helikopteri mori flakë në ajër dhe shpërtheu.

Autoritetet njoftojnë se ndër viktimat janë dhe Kreu i Shërbimit të Kundërzbulimit të Forcave Ushtarake Ajrore, koloneli Chester Vargas, Shefi i Shërbimit të mbrojtjes kundërajrore Aldo Herrera si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë.