Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut "Gazprom" nënshkroi një memorandum me kompaninë italiane “Enel” për blerjen e termocentralit elektrik Marcinelle në Belgjikë, i cili është në pronësi të kompanisë italiane.

Galeria fotografike

Kapaciteti i termocentralit elektrik është rreth 400 MW. Sipas të dhënave jozyrtare shuma e kërkuar për blerjen e TEC-it është 200 milionë euro. Marrëveshja do t’i mundësojë "Gazprom-it" garantimin e kërkesës suplementare për gaz në Europë, tha Drejtori i Departamentit analitik të kompanisë investitore "REGION" Valeri Vaisberg.