Mjekët e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme po vazhdojnë t’u ofrojnë ndihmë banorëve të vendbanimeve të ndodhura në afërsi të poligonit, ku mbrëmjen e datës 18 qershor ndodhën një sërë shpërthimesh të municioneve, njoftoi të premten Ministria e sipërpërmendur.

Galeria fotografike

"Mjekët po i ofrojnë ndihmë mjekësore nëpër shtëpi dhe spitale popullsisë lokale. Ndihma e shpejtë mjekësore është dhënë në më shumë se 60 raste", - deklaroi Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme.