Rusia dhe Qipro do të arrijnë deri në shtator në marrëveshje në lidhje me parametrat e ristrukturimit të kredisë prej 2.5 miliard euro, njoftoi për gazetarët Ministri rus i Financave, Anton Silluanov, në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Galeria fotografike

"Ne kemi premtuar se do të shtyjmë afatet e shlyerjes së kredisë dhe do ta bëjmë patjetër këtë gjë. Tani po zhvillohet puna e zakonshme teknike. Deri në shtator ne mendojmë se do të arrijmë deri në marrëveshjen definitive", - tha ai, duke kujtuar se bëhet fjalë për reduktimin e normës së interesit të kredisë dhe zgjatjen e afatit të shlyerjes së saj.