Kompania ruse "Rosneft" dhe kompania tregtare holandeze “Trafigura Beheer BV”, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, nënshkruan një kontratë për furnizimin e naftës dhe produkteve të naftës me një parapagesë prej 1.5 miliardë dollarësh.

Galeria fotografike

Në kuadër të kontratës "Rosneft" planifikon të eksportojë naftë dhe nënprodukte nafte nëpërmjet porteve ruse deri në 10.11 milionë ton. Çmimi do t’i korrespondojë ofertës që merr "Rosneft" në tenderat e rregullt.