Rebelët sirianë pretendojnë se kanë marrë një ngarkesë të madhe me armë dhe municione, njoftoi të premten kanali televiziv ndërarab "Al Arabiya".

Lajmin lidhur me marrjen e ngarkesës së armëve, sipas njoftimit të kanalit televiziv, e bëri publik Komandanti i Ushtrisë së Lirë opozitare Siriane, Salim Idris, në Ankara, në një takim me kryetarët e njësive të armatosura operative në Siri.

Salim Idris parashikon se me ndihmën e këtyre armëve mund të ndryshohet situata në fushëbetejë. Ai nuk specifikoi se çfarë lloj armësh kanë marrë opozitarët dhe nga kush.