Në qytetin e Ribeirão Preto (shteti i Sao Paulo) po gjëmojnë protestat masive. Një ditë më parë një nga këto protesta përfundoi me tragjedi. Një person i panjohur u përplas me makinën e vet me turmën e demonstruesve. Është bërë e ditur se një protestues ka humbur jetën. Viktima rezulton të jetë 18-vjeçari Marcus Delefrate. Tre persona të tjerë u lënduan.

Njerëzit rrethuan makinën luksoze. Nga frika e përballjes me agresionin e tyre automobilisti fillimisht eci mbrapsht kurse pastaj shkeli fort pedalin e gazit. Gjatë lëvizjes mespërmes turmës makina përplasi disa vetë dhe u zhduk nga vendi i aksidentit.