Gjatë fundjavës banorët e planetit tonë do të mund të shikojnë një fenomen me të vërtetë të mahnitshëm astronomik - super Hënën. Më 23 qershor në 11:32 me orën e Moskës Hëna do të arrijë perigjenë e saj, pikën më të afërt të orbitës hënore me Tokën. Një afrim i tillë i ardhshëm do të ndodhë në gusht të vitit 2014.

Ekziston ideja e gabuar se super Hëna mund të shkaktojë fatkeqësi natyrore, të tilla si tërmete, cunami, përmbytje, tajfune dhe ciklone tropikale. Pavarësisht skenarëve të ndryshëm apokaliptikë, të lidhur me Hënën masive, shkencëtarët e NASA-s ende nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis fatkeqësive natyrore në Tokë dhe afrimit të Hënës.