Kompania më e madhe ruse e naftës "Rosneft" dhe kompania italiane e rafinerisë së naftës “Saras” nënshkruan një marrëveshje për themelimin në bazë pariteti të një sipërmarrjeje të përbashkët për tregtimin e naftës dhe nënprodukteve të naftës, thuhet në njoftimin e "Rosneft".

Galeria fotografike

Dokumenti u nënshkrua në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Është planifikuar që sipërmarrja e përbashkët të fillojë punën në vitin 2014.