Grupi ndërkombëtar i hakerëve "Anonymous" kërcënon të ndërmarrë më 25 qershor, në ditën e përvjetorit të fillimit të Luftës së Koresë, një sulm në shkallë të gjerë ndaj faqeve kryesore të Internetit të Koresë së Veriut.

Në llogarinë e grupit në Twitter paraqitet një listë prej më shumë se 30 faqesh të Internetit koreanoveriore, të cilat ka gjasa të sulmohen. Midis tyre rezultojnë faqe të Internetit të mediave, organizatave dhe kompanive shtetërore.