Katër senatorë amerikanë kanë propozuar një projektligj që ndalon SHBA-në të furnizojë me armë opozitën siriane.

"Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar në lidhje me vendimin e njëanshëm të Presidentit Barack Obama, për të furnizuar me armë opozitën siriane, duke patur parasysh faktin se ne dimë shumë rreth atyre që kemi ndërmend të furnizojmë me armë", - thuhet në deklaratën e senatorit Rand Paul.

Projektligji i propozuar parashikon një ndalim për përdorim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga Ministria e Mbrojtjes apo shërbimet e inteligjencës të fondeve publike për të financuar operacionet ushtarake, paramilitare dhe ato të zbulimit në Siri.