Arkivi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar ka deklasifikuar dhe bërë publike më shumë se 25 dosje me dokumente, në të cilat bëhet fjalë për objekte fluturuese të paidentifikuara. Këto materiale i përkasin periudhës kohore nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Midis këtyre viteve ka më shumë se 600 raporte për fenomene të pazakonta qiellore që janë vërejtur në qiellin mbi Britaninë e Madhe. Ndërkohë, ekspertët thonë se asnjë prej këtyre fenomeneve nuk kishte të bënte me UFO-t dhe qytetërimet jashtëtokësore.

Siç dihet tashmë, në vitin 2010 Ministria britanike e Mbrojtjes madje shpërndau edhe njësinë speciale që merrej me këtë problematikë.