Të premten dy aktiviste të “FEMEN” u përpoqën të organizonin një akt proteste gjatë vizitës së Presidentit francez, François Hollande, në Sallonin ndërkombëtar të teknikës së aviacionit dhe kozmonautikës në Le Bourget.

Dy vajza topless vrapuan drejt Presidentit, duke hedhur me zë të lartë sloganin "Liri!". Aktivistet nuk arritën t’i afroheshin dot Hollande: ato u ndaluan nga truprojat e Presidentit të Francës.

Në website-in e “FEMEN” theksohet se vajzat u përpoqën në këtë mënyrë t’i bënin thirrje Hollande që të ndërhyjë për lirimin e aktivisteve të lëvizjes në Tunizi.