Duke marrë fjalën në mbylljen e Forumit Global të Mediave në Bon të Gjermanisë, aktivistja e shquar sociale nga India, Vandana Shiva, ka kritikuar modelin e tanishëm ekonomik, të cilin ajo e ka quajtur "ekonomia e lakmisë", si dhe formën e globalizimit që po formohet në botë, përderisa ai po shkatërron planetin dhe njerëzit që punojnë në tokë, ndërsa sistemi aktual ushqimor gjeneron urinë.

Bota është bërë shumë e brishtë: mbrojtja e një parku në Turqi shkaktoi krizë kombëtare. Po sa mund të provokohet fati në të vërtetë duke luajtur në kazinonë globale? Ne jemi të gjithë banorë të Tokës, vuri në dukje znj. Shiva dhe duhet të ndërtojmë një demokraci globale, jo vetëm për gjithë njerëzit, por edhe për të gjitha qeniet e gjalla.