Ekspertët e NASA-s formuan nga fotografitë e bëra prej robotit eksplorues të Marsit “Curiosity” një panoramë rrethore mbi 1.3 miliardë pixel - e para panoramë gigapixel e Marsit e publikuar në faqen zyrtare të agjencisë aerokozmike.

Ekspertët mblodhën rreth 900 imazhe të bëra nga roboti eksplorues i Marsit në zonën Rocknest në shtratin e kraterit Gale. Shumica e fotografive janë bërë nga teleobjektivi i kamerës MastCam, të cilat plotësohen nga fotot me kënd të gjerë dhe fotot bardh e zi të bëra nga kamera e navigatorit të robotit eksplorues “Curiosity”. Panorama është formuar nga fotografi të bëra në kushte të ndryshme ndriçimi.