Kompania "Rosneft" ka përgatitur një kontratë me vlerë prej 60 miliardë $ me Kinën për furnizimin e saj me qindra miliona ton naftë, njoftoi Presidenti rus Vladimir Putin në një takim me Zv/kryeministrin e parë të Këshillit Shtetëror të Kinës Zhang Gaoli, i cili mbërriti për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Galeria fotografike

"Kemi shpresa të mëdha për sa i përket bashkëpunimit të Kinës me "Gazprom" dhe "Novatek". Të gjitha këto janë projekte të mëdha afatgjata, të hartuara për shumë vite në vazhdim, - tha Putin. - Ne i kushtojmë vëmendje edhe fushave ku gjejnë aplikim të gjerë teknologjitë e larta. Unë jam i sigurt se në këtë drejtim ne kemi perspektiva mjaft të mira".