Qytetit palestinez i Betlehemit është përballur këtë verë me rritjen drastike të popullatës së gjarpërinjve. Përgjegjësinë për këtë fenomen ambientalistët lokalë ia ngarkojnë autoriteteve izraelite.

Ambientalistët pretendojnë se gjarprinjtë janë shtuar në numër për shkak të murit 8-metërsh prej betoni, me të cilin Izraeli ka rrethuar Betlehemin nga frika e depërtimit të militantëve, duke kufizuar në të njëjtën kohë territorin për lëvizjen e gjarpërinjve.

Moti i nxehtë dhe mungesa e ushqimit i detyron gjarpërinjtë të dalin më shpesh në sipërfaqe në qytetin, drejt të cilit udhëtojnë çdo ditë mijëra turistë dhe pelegrinë nga e gjithë bota.