Përmbytjet e kohëve të fundit në Ballkan u zëvendësuan nga vapa e madhe. Në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Slloveni termometrat po lëvizin drejt shenjës 40 gradë Celsius.

Brenda dy ditëve në Beograd për shkak të shëndetit të dobët si rezultat i temperaturave të larta rekord në spital janë adresuar rreth 200 persona.

Në Maqedoni për shkak të temperaturave të larta është shpallur niveli i verdhë i alarmit.

Sipas meteorologëve, moti i nxehtë në rajon do të zgjasë deri në fundjavë.