Në poligonin në periferi të Samara-s po vazhdojnë të shpërthejnë predhat, vala goditëse e të cilave ka bërë që copëzat e tyre të arrijnë deri në afërsi të autostradës Samara-Vollgograd, njoftoi një përfaqësues i Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.

Galeria fotografike

Sipas të dhënave paraprake, në depot e poligonit ndodheshin më shumë se 11 milionë municione, dhe nuk dihet sa prej tyre kanë shpërthyer.

Siç theksojnë korrespondentët në vendngjarje, rruga automobilistike Samara-Vollgograd është e mbushur me fragmente të predhave të kalibrit nga 25-125 mm.

Shpërthimet në poligonin pranë Çapajevskut në qarkun e Samarës filluan më 18 qershor. Aktualisht dihet se ka humbur jetën një person dhe 12 të tjerë janë hospitalizuar.