Policia braziliane përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demonstruesve në qytetin e Fortaleza, ku u zhvillua ndeshja e futbollit e Kupës së Konfederatave mes Brazilit dhe Meksikës.

Për tre ditë me radhë në demonstratat nën sloganet "Brazili po ndryshon" dhe "Brazili nuk është vetëm futboll dhe karnavale" morrën pjesë më shumë se 250.000 njerëz.

Autoritetet braziliane deklaruan synimin e tyre për të dërguar forcat e sigurisë kombëtare në 5 qytetet më të mëdha të vendit për të përballuar valën e protestave.