Ministri i Informacionit i Sirisë, Omran al-Zoubi, deklaroi se ai mund ta vlerësojë deklaratën mbi Sirinë të pjesëmarrësve të Samitit të fundit të "G-8" vetëm atëherë kur ata të kalojnë në përpjekje të vërteta për zgjidhjen e konfliktit sirian.

Ministri i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të ndalojë furnizimin me armë dhe mjete financiare të ekstremistëve që veprojnë në territorin e Sirisë.

“Vetëm atëherë mund të flasim për një zgjidhje politike të problemit", - shtoi ai.