Reduktimi i rezervave të armëve bërthamore duhet të diskutohet jo vetëm nga Rusia dhe SHBA-ja, por edhe nga të gjitha vendet që zotërojnë armatime të tilla, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Galeria fotografike

Barack Obama një ditë më parë deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të reduktojnë pa problem me 1/3 sasinë e armatimeve strategjike ofensive, natyrisht, në qoftë se Rusia do të bëjë të njëjtën gjë. Moska beson se nuk duhet nxituar me avancimin përpara dhe se fillimisht nevojitet zbatimi deri në fund i marrëveshjes së nënshkruar.

Sipas Kreut të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, në bisedën lidhur me reduktimin e ri të armatimeve strategjike ofensive Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të ngecin në çështjen e mbrojtjes antiraket.