Koreja e Veriut ka ndërmend të invenstojë 1 milion $ në bujqësi në rajonin e Primorjes, në radhë të parë, për përpunimin e sojës dhe misrit. Gjithashtu pala koreanoveriore është e interesuar në realizimin e projekteve të përbashkëta për zhvillimin e blegtorisë, njoftoi sot Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) në Nahodka, Im Jong Ir, në një takim me Guvernatorin rajonal Vladimir Miklushevskij.

Një tjetër drejtim i bashkëpunimit, sipas mendimit të Im Jong Ir, mund të bëhej sfera e turizmit. "Turistët kinezë vizitojnë aktivisht RPDK-në, kështu që ekziston dëshira e mirë që edhe banorët e rajonit të Primorjes të jenë mysafirë të shpeshtë tek ne", - vuri në dukje Im Jong Ir.